“Der Standard”: Në Shqipëri po mbyllen mediat kritike

Gazeta austriake “Der Standard” raporton mbi kritikat e BE ndaj qeverisë Rama për lirinë e shtypit. Këto kritika u shprehën në një konferencë të mbledhur ditët e fundit në Sarajevë shkruan gazetarja Adelheid Ëölfl e cila ka shkruar edhe më parë për lidhjet e narkotrafikantëve me politikanët.

“BE së fundmi ka kritikuar qeverinë në Tiranë lidhur me nismën për të rregulluar “keqinformimin” që bëjnë portalet online. Në bazë të një kërkese (ankese) do të detyrohen portalet te heqin artikuj nga faqet e tyre. Në Bruksel rekomandohen mekanizma vetërregullues në vend të këtyre ligjeve që cenojnë lirinë e shprehjes.

Kryeministri Edi Rama foli për disiplinim të portaleve online sipas ligjit. Në Shqipëri dy emisione kritike ndaj Kryeminstrit Rama u mbyllën së fundmi. Gazetari Ylli Rakipi deklaroi se kjo erdhi si pasojë e presionit nga kreu i qeverisë. Kryeministri Rama njihet për qasjen e tij negative ndaj gazetarëve dhe medias ai shpesh i quan ata kazan” – shkruan “Der Standard”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.