Home Aktualitet Detaje/ U ekzekutua për vdekje, biznesmeni kishte ndërruar emrin

Detaje/ U ekzekutua për vdekje, biznesmeni kishte ndërruar emrin

0

TIRANE– Të tjera detaje zbulohen për ekzekutimin e 64-vjecarit Memli Begalla në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e nëndheshëm të një pallati në zonën e ish Bllokut, në rrugën ‘Nikolla Tupe’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktima ishte një biznesmen që kishte pak kohë që ishte kthyer nga Zvicra. 64-vjecari më herët ka pasur emrin Afrim Begalla, po e ka ndwrruar në Memli Begalla.

Dyshohet se biznesmeni banonte në katin e pestë të pallatit ku ndodhi ngjarja dhe shkak i vrasjes dyshohet të jenë borxhet e pashlyera të viktimës. Ai është një biznesmen, pronar i 2 gomisterive në Tiranë dhe ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.

Viktima sapo ka zbritur nga kati i pestë i pallatit, ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here