Home Aktualitet DETAJET/ Vrasja me armë e 13-vjeçares, pse dyshohet së autorja e krimit...

DETAJET/ Vrasja me armë e 13-vjeçares, pse dyshohet së autorja e krimit është nëna

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçe, është gjetur e vrarë në banesë nga babai i saj.

Kasandra Brahja është gjetur e pajetë në banesë nga Xhevat Brahja, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Në momentin që babai ka hyrë në banesë ka konstatuar trupin e vajzës, aty ka gjetur edhe të birin dhe nusen e tij, të cilët nuk kanë mundur t’i shpjegojnë asgjë, pasi janë shurdhmemecë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ndërsa dyshimet e Policisë janë se vajza mund të jetë vrarë nga nëna e saj, e cila nuk gjendej në banesë në momentin kur trupi është gjetur nga babai. Ka qenë ky i fundit që e ka dërguar trupin në Urgjencë, por pa asnjë rezultat, pasi fëmija kishte humbur jetën. Policia ka marrë menjëherë në pyetje babanë e vajzës, shtetasin Xhevat Brahja, për ta pyetur për rrethanat e ngjarjes.

Ai ka thënë se trupin e vajzës e ka gjetur të ftohtë në shtëpi, pa shenja jete dhe të mbytur në gjak. Gjithashtu, ka thënë se nëna e vajzës nuk gjendej në shtëpi në momentin që ka gjetur vajzën. Policia menjëherë ka nisur kërkimet dhe ka shoqëruar nënën e vajzës, e cila ka dhënë deklarimet e saj.

Mirëpo, sipas burimeve, ajo ka qenë konfuze në deklarime dhe kjo ka ngritur dyshime se nëna mund të jetë e përfshirë në vrasjen e vajzës. Vajza ka plagë të marra në pjesën e barkut. Ndërkohë, Policia po punon për të marrë edhe dëshmitë e vëllait të viktimës dhe bashkëshortes së tij, të cilët janë shurdhmemecë.

DËSHMITË

Vajza është dërguar në spital e pajetë nga babai i saj, rreth orës 18:30. Mjekët e Urgjencës kanë njoftuar menjëherë Policinë e Tiranës, të cilët kanë mbërritur në spital dhe kanë bërë shoqërimin e babait, Xhevat Brahja.

Ky i fundit ka deklaruar se ka shkuar në shtëpi rreth orës 17:40 dhe ka gjetur vajzën të pajetë në dyshemenë e dhomës së ndenjes me gjurmë të shumta gjaku në bark. Ai e ka transportuar vetë vajzën në spital, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ka qenë në banesë. Disa orë më vonë, Policia ka gjetur dhe shoqëruar nënën e viktimës në Komisariatin nr. 4 ku i janë marrë deklarime gjithashtu.

Ajo ka mohuar në fillim që ta ketë vrarë vajzën, por alibitë e saj se ku ndodhej në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk kanë qenë aspak bindëse. Policia dyshon se vajza mund të jetë vrarë nga nëna, ndaj edhe ka vendosur shoqërimin e saj.

Në një njoftim zyrtar, Policia nuk jep shumë detaje teksa thotë: “Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasja e mitur K. B., rreth 13 vjeçe, është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B. për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”. Pritet që ditën e sotme të sqarohen rrethanat e tjera të ngjarjes.

PANORAMA

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.