Home Opinion Dhe gjithmonë azzuro – Adriano Celentano mbush 80 vjeç

Dhe gjithmonë azzuro – Adriano Celentano mbush 80 vjeç

0

“Azzuro” është edhe sot hit-i i tij më i suksesshëm. Megjithatë Celentano ofron shumë më tepër se këngë për gra të bukura. Si humorist ai ka luftuar për lirinë e shtypit dhe madje është konfrontuar edhe me Berlusconi-n.

Adriano Celentano 1973 (picture-alliance/Keystone)

Ai është një kënëgtar rock-u, një artist komedie, një argëtues, aktor dhe muzikant. Me Adrian Celentano-n lidhen shumë këngë e figura. E shumë njerëz e lidhin historinë e tyre me të.

Kushdo që është rritur në vitet 60-të e ka të njohur hit-in e madh “Azzurro”. Kjo këngë për mallin e të dashuruarve pushtoi jo vetëm Hitparade në Itali. Bumi ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore zgjoi në Gjermani edhe dëshirën për udhëtime. Këngë si “Peshkatarët e Caprit” (1943)  tingëllonin ende në veshët e gjermanëve duke zgjuar dëshirën për të vizituar vendin, ku rriten limonat, shijohet dielli, deti dhe vera, si dhe ajo që konsiderohej si tipike italiane: të shijuarit e të ndenjurit rehat, pra “dolce far niente”.

Nga ky mall për Italinë përfitoi edhe Adriano Celentano. Ai dukej se e mishëronte në mënyrë perfekte “dolce far niente”, kur ai këndonte hit-et si “Una festa sui prati” apo “Azzurro”. Suksesi madje i solli atij edhe një kontratë disqesh në Gjermani. E me larpamësi ai themeloi qysh në vitin 1961 markën e vet. Nuk ka pasur thuajse asnjë koncert në Gjermani, ku Adriano Celentano të mos ketë kënduar “Azzurro-n” e kjo vazhdoi kështu deri në vitet 80-të.

Fellini zbuloi talentin e tij të aktrimit

Djali i një sahatçiu, lindi në vitin 1938 në Milano, ku fillimisht mësoi zanatin e të atit.  Në vitet 50-të ai zbuloi talentin e tij për komedinë dhe u paraqit në një teatër të vogël kabareje në Milano. Ishte koha e Elvis Presley dhe Bill Haley & His Comets, prej të cilëve u mrekullua Celentano. Ai themeloi orkestrën e tij të parë, Rocky Boys, e fitoi një konkurs kënge. Regjisori i shquar italian Federico Fellini e zbuloi këngëtarin italian të rock-ut më 1959 dhe e angazhoi me kitarrën e tij që të këndojë në filimin “La dolce Vita” këngën “Ready Teddy”. Edhe sot e kësaj dite Adriano Celentano konsiderohet si, këngëtari që solli në Itali Rock ‘n’ Roll-in amerikan. Por tekstet e tij nuk ishin kurrësesi vetëm romantike e me përkëdheli dashurikash. Ai këndonte edhe tekste kritike për mëkatet ndaj mjedisit apo ato në ndërtim si “Il ragazzo della via Gluck”, lidhur me rëniën e vlerës së monedhës italiane dhe humbjen e fuqisë blerëse në këngën “Svalutation”.

Ndërsa në filma ai kryesisht luante role komike. Ndonjëherë filmat e tij si ato të viteteve 70-të “Bluff” me Anthony Quinn shfaqeshin edhe në televizionin gjerman.

Bildergalerie Adriano Celentano wird 80 (picture-alliance/United Archives/Impress)Skenë nga filmi me aktoren Ornella Muti (1981)

Ornella Muti zbuloi sharmin e tij

Suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti, e cila në krah të Celentanos iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film. Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori.

Adriano Celentano und Ehefrau Claudia Mori (Imago/Granata Images)Me bashkëshorten Claudia Mori

Celentano, sikurse thuhet për të, është një workoholic: ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më tëlartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vehte, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.

Berlusconi ndihet i sfiduar

Adriano Celentano nuk hesht, kur është fjala për të kritikuar politikën. Vegjetariani i bindur ngre zërin jo vetëm kundër testeve me kafshët, por lufton edhe për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e mjedisit. Madje edhe ish-kryeministri e cari i medieve Silvio Berlusconi duhej ta pranonte, se si Celentano në serialin e tij satirik “Rockpolitik” më 2005 në televizionin publik tallej me të. Emisioni i tij ishte aq popullor, sa që ai nuk mund të ndalohej. Celentano e akuzoi Berlusconi-n, se nuk po respekton lirinë e shtypit. Por Berluscon-i iu kundërvu duke i thënë, se pikërisht Celentano është dëshmia më e mirë, që liria e mendimit nuk shtypet në Itali.

Sängerin Mina mit Adriano Celentano (public domain)Me këngëtaren Mina

Mina pushton charts me Celentano-n

Në vitet 1990 Celentano u tërhoq nga biznesi i filmit si aktor. Sot ai ka vetëm markën etij muzikore si dhe një firmë produksioni filmash. Por nga kënga ai nuk ka hequr dorë. Më 1998 ai këndoi bashkë me këngetaren e njohur italiane Mina dhe publikoi albumin “Mina Celentano”, që ishte një sukses i madh. Ky sukses i dha atij motivimin për të vazhduar me një tjetër album më 2016 me titullin “Le migliori”. Ndonëse ky album doli në nëntor ai ishte albumi më i shitur në Itali. Në dhjetor 2017 doli një tjetër album me përmbledhjen e këngëve të dikurshme me një titull të ri “Eva”.

Si producent filmi sivjet Celentano – me rastin e 80 vjetorit – do të sjellë në ekran filmin me animacion “Adriano”. Një bocet në faqen e internetit të firmës së tij të le të kuptosh, që në këtë film nuk do të mungojnë aksioni dhe pasioni. Por clipi publicitar nuk nxjerr më shumë në pah se sa autobiografik mund të jetë filmi. Sidoqoftë protagonisti multiplikativ është shumë i ngjashëm me të riun Celentano.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.