Dhuna ndaj studentëve, Basha: Sot kemi shtet privat të Ramës

0

Kreu i Partisë Demokratike nga një tryezë për lirinë e medias ka bërë thirrje policisë që të largohet nga fakultet, pasi nuk e lejon ligji.

Basha tha se policia është në shkelje të plotë të ligjit dhe ka dhunuar studentët. “Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama” tha Basha.

“Polica nuk ka të drejtë të hyjë në universitet, përveç se në raste emergjente. Është një shkelje flagrantë e lirisë për të protestuar, por në shkelje të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e Safet Gjicit. Sot shteti është shteti privat i Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama”, u shpreh Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.