Diplomati i njohur: Rama duhet të ikë! Kanë dalë përgjime bisedash të pushtetarëve me …

0

Diplomati i karrierës Agim Nesho i ftuar në “News 24” tha se kryeministri i vendit Edi Rama duhet të largohet, për shkak se ka humbur luftën morale.

Nesho u shpreh se kanë dalë përgjime se përfaqësues të lartë të pushtetit flasin e komunikojnë me njerëz të inkriminuar. Nesho deklaroi se opozita ka treguar vullnet për t’u ulur në tryezë, ndërsa kushti që ka është ikja e kryeministrit. Për Neshon, ky kusht është i drejtë, pasi kryeministri ka humbur luftën morale, pas skandaleve të përgjimeve që ka nxjerrë opozita e bashkuar.

“Në vende si Shqipëria, liderët e shohin veten të gjithëpushtetshëm dhe jo aq mbrojtës të interesave të popullit. Për mendimin tim, opozita e bashkuar ka shprehur qartë se është për dialog. Opozita kërkon që të krijohet një qeveri e stabilitetit kombëtar, të rregullojë parametrat e dëmshëm që kanë ndodhur në vendin tonë, të rregullojnë sistemin zgjedhor dhe të fitojë më i forti.

E vetmja kërkesë e opozitës është që të ikë kryeministri. Kryeministri kërkohet të ikë, sepse është dëmtuar morali. Në disa distrikte të vendit, pushteti ka bashkëpunuar me elementë kriminalë. Qeveria ka humbur besimin moral të njerëzve. Çështja të tjera janë korrupsioni galopant, ku vetëm në Unazën e Re për 2 kilometër janë hedhur 40 milionë euro. Përpara popullit duhet të ketë transparencë, por ja që nuk ka. Shtypi ndërkombëtar po flet për korrupsion, për krime dhe këtu nuk ka asnjë lëvizje.

Mendoj se korrupsioni dhe të gjitha skandalet kanë bërë që populli të ngrihet në demonstrata. Mendoj se populli do të ngrihet në protesta edhe më tepër për të zgjidhur këtë krizë. Kriza do të forcojë shoqërinë shqiptare. Ne kemi një qeveri ku vetëm 1 person ka pushtet. Nuk është partia që nxjerr personalitete, por vetëm një njeri del dhe thotë se unë jam gjithçka. Opozita po kërkon ikjen e një njeriu dhe nuk po refuzon një parti politike me rëndësi në vend, siç është PS. Janë interesat e vendit që duhet të përfaqësojnë palët politike. Nuk mbështes dhunën në protesta, por dialogun dhe me tryeza dialogimi mund të zgjidhet situata. Për dhunën në protesta, edhe opozita ka përgjegjësi ”, tha Nesho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.