Don Kishoti, figurë komplekse e letërsisë shqiptare

0

Dritan Kaba, ka uruar 8 marsin me një video të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është shprehur se Don Kishoti është një figurë komplekse e letërsisë shqiptare, një gafë kjo që për një ministre është e pafalshme.

Zëdhënësja e qeverisë, e ftuar në emisionin Mbrëmje në ”ABC News” me gazetaren Mirela Milori, më përpjekje për të shpjeguar ”qasjen e gabuar të opozitës”, tha se: ”Opozita ka gjetur qasjen më të gabuar. Mendon se me njerëz të paguar, me njerëz që bëjnë komente deningruese në rrjetet sociale do mund të cënojë qeverinë apo element të saj. Është një qasje prej Don Kishoti, po as ky nuk është term i duhur, sepse Don Kishoti është një figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare”.

Don Kishoti i Mances është i novelistit spanjoll, Miguel de Servantes por që Spiropali e shndërroi në një figurë të letërsisë shqiptare por siç duket kjo është një përpjekje e dështuar e saj për të konsideruar qasjen e opozitës të gabuar.

Postimi i plotë:

PASURONI DIJET TUAJA!

Bëje share të “mençurohen” sa më shumë shqiptarë! Ju ftoj të ndiqni gjenialitetin dhe njohuritë poliedrike të ylllit Spiropali! Pas shpjegimeve me Skenderbe ka filluar te shpalose dijet e saj mbi Don Kishotin! Gëzuar 8 marsin!

PASURONI DIJET TUAJA!Beje share te “mençurohen” sa me shume shqiptare!Ju ftoj te ndiqni gjenialitetin dhe njohurite poliedrike te ylllit Spiropali!Pas shpjegimeve me Skenderbe ka filluar te shpalose dijet e saj mbi Don Kishotin!Gezuar 8 marsin! 🌹🌹🌹

Gepostet von Dritan Kaba am Freitag, 8. März 2019

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.