Home Kryesore Donald Lu në selinë e PD-së, takim me Bashen

Donald Lu në selinë e PD-së, takim me Bashen

0

Ambasadori amerikan Donald Lu është parë ditën e sotme të futet në selinë e PD-së, ku po zhvillon një takim me kreun e saj, Lulzim Bashën.
Takim vjen në një situatë mjaft të komplikuar për PD-në, ku prej disa ditësh po sulmohet nga mazhoranca se nuk ka deklaruar paratë që ka dhënë për lobim në SHBA gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Akuzat ndaj saj për financim dhe lidhje me Rusinë erdhën pas publikimit të një artikulli nga revista amerikane ‘Mother Jones’, ku hidhe dyshime të forta se kreu i PD-së Lulzim Basha ka pajtuar një kompani lobuese, ku paratë në emër të PD-së janë dhënë nga dy biznesmenë rusë.

Edhe pse kryetari i opozitë i ka mohuar disa herë me radhë këto akuza, ditët e fundit shihet një angazhim i madh i mazhorancës me në krye kryeministrin Edi Rama, ku i kërkohet Bashës të shkojë në prokurori dhe të sqarojë pozicionin e tij.

Lidhur me këto akuza, prokuroria mori në pyetja pak ditë më parë sekretarin organizativ të PD-së, Arben Ristanit, ndërsa pritet që në dyert e organit të akuzat të trokasë edhe financieri i kësaj partie.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here