‘Dosja 339’/ Basha tregon detaje

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe pedagogë në qytetin e Korçë.

Duke folur para tyre, Basha ka vënë theksin tek vjedhja e votava dhe lidhjet e qeverisë me kriminelët.

‘Tani nuk është më çështje fjalësh, por është çështje dosjesh.

E ka ‘Dosja 339’ se si i mori votat. E ke Vangjush Dakon në telefon me Avdylajt, i ke drejtues të lartë socialistë në telefon me bandat kudo. Me këta i morën, me kriminelët. Me banda morën votat. Mbushën kutitë e votimit, jo thjesht blenë vota’, theksoi kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Basha ka treguar edhe detaje në lidhje me dosjen.

‘Një anëtar i bandës së Shijakut u arrestua me kërkesë të gjermanëve dhe i tha Vangjush Dakos më nxirr brenda 24 orëve.

Vangjushi nuk i shkoi dhe çfarë bëri? I çoi një video i tha Edi Ramës. Ja ku e ke videon ku unë jam duke mbushur numrin 2 për ty. Qindra fletë votimi. O më nxirr nga burgu ose përndryshe këtë video ta botova.

Çfarë bëri Edi Rama? E nxori nga burgu’, deklaroi kreu i PD-së në Korçë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.