“Dy vite pa Driteroin” Intervista e fundit e Sadije Agollit

0

Më 10 shkurt Ora News shkoi në shtëpinë e të vesë së shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli. Dy vitet e fundit pa Dritëroin kanë qenë të vështira për të.

Kronika u pergatit nga gazetarja Alba Alba Xhani me titull: Sadije Agolli rrëfen dy vitet pa Dritëroin dhe vendimin për ta kthyer shtëpinë në Muze

Sadije Agolli: Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar.E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur.

Sadijen e gjen menduar duke tymosur një cigare ulur në poltronin ku rrinte Dritëroi në pjesën më të madhe të kohës dhe aty shkruan të gjithë kujtimet me të.

Dorëshkrimet e Dritëroit me disa pikëpamje politike të pathëna do të botohen bashkë me librin e lënë në mes.

Sadije Agolli: Për romanin “Vrasja e kukuvajkës” që Dritëroi e ka lënë pa mbaruar, që e kishte merak gjithnjë, mirëpo thoshte nuk botohet publicistikë. Ka 97, 98, 99, i ka bërë Lona gati. Ishalla jetoj në mënyrë që të arrij ti realizoj.

Shkrimtar dhe njeri me zemër të madh ishte Dritëroi.

Sadije Agolli: Për mua është njeriu që nuk përsëritet më në historinë e Shqipërisë.

Në shtëpinë ku jetoi, ai priti shkrimtarë dhe delegatë të kohës, strehoi luftëtarë dhe familje në luftën e ’99 në Kosovë.

Sadije Agolli: Ishte njeri që i donte njerëzit. Prandaj dhe i sillte në shtëpi.Në këtë shtëpi kanë ardhur shumë personalitete të huaja. Kishin dëgjuar që Dritëroi Agolli ka hapur shtëpinë dhe na vinin këtu.Ali Podrimja poeti i madh kosovar, Azem Shkreli po poet, Agim Vinco, Rexhep Qosja, Medat Asem Presidenti i Muzikës egjiptiane, kanë ardhur plot kosovarë të thjeshtë, ky ishte Dritëroi.Kjo derë ka qenë gjithnjë e hapur dhe vazhdon të jetë e hapur.Për këtë më vjen keq që do të iki nga shtëpia. Mëgjithatë për hir të Dritëroit do ta bëjmë këtë sakrificë që të bëhet muze dhe tu shërbejë të gjithëve.

Kjo shtëpi me libra, piktura dhe ornamente të ndryshme të dhuruara nga dashamirësit e Dritëroit së shpejti do të kthehet në muze, ku të gjithë vizitorët do të mund të prekin nga afër të gjithë jetën e tij.

Sadije Agolli: Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë këtë propozim që do të bënin këtë dhe të Ismailit poshtë nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat.Thoja që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë.Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë. 

Kalova vetëveten ç’është e vërteta.Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur. Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë.Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve.

Sadija tregon vitet e fundit të Dritëroit kur ai dergjej në shtrat por nuk reshti kurrë së lëni kujtime për familjen dhe lexuesit.

Sadije Agolli: Ai punonte vazhdimisht dhe rrinte në këtë tavolinë që shkruante.

Dritëroi Agolli do të kujtohet si shkrimtari i pa kohë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.