Home Sport E ardhmja/ Bonucci ka në plan të bëhet trajner i Juventusit

E ardhmja/ Bonucci ka në plan të bëhet trajner i Juventusit

0

Periudhat verore të viteve 2017 dhe 2018 nuk ishin të zakonshme për Leonardo Bonuccin.

Nëse 1 vit më parë mbrojtësi italian la pas 7 sezoneve Juventusin për të shkuar tek Milani, këtë merkato u pendua për vendimin e tij e vendosi të kthehej përsëri te “Zonja e Vjetër”.

Megjithatë, Bonucci këmbëngul se ajo zgjedhje ishte një gabim në bazë të instinkteve.

“Largimi më kushtoi shumë gjëra. Vendosa sepse kisha urrejtje. Në katër muajt e fundit tek Juventusi ndodhën gjëra të cilat më prekën si nga ana profesionale, ashtu edhe ajo personale. Nëse do të isha më i kthjellët, nuk do ta kisha bërë kurrë atë veprim. Kur u ktheva, m’u duk sikur nuk isha larguar kurrë. Juvja është shtëpia dhe familja ime”, theksoi mbrojtësi italian.

Jo vetëm e tashmja, por dhe e ardhmja. Bonucci surprizon duke deklaruar se më vonë do të donte të ishte trajner i një skuadre të madhe si Juventusi. E pse jo si tekniku i tij aktual, Massimilliano Allegri.

“Ëndrra ime aktuale është të fitoj Champions League me skuadrën. Drejtuesit kanë formuar një ekip të madh. Ronaldo është një djalë i shkëlqyer, jam i lumtur që ai luan me ne. Më vonë do të doja të isha trajner, pikërisht si Allegri. Jam duke vënë re mënyrat e stërvitjes së personave me të cilët kam punuar, më pas do të kërkoj më të mirën nga vetja”, deklaroi Bonucci.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.