E KRYER/ Abazaj transferohet te Kukësi, lojtari më i paguar në Superiore

Kristal Abazaj është futbollisti më i ri i skuadrës së Kukësit. 23-vjeçari do të kalojë në formë huazimi nga Anderlechti tek nënkampionët e Shqipërisë dhe paga e tij do të ndahet mes klubit shqiptar dhe atij belg.

 

Në këtë mënyrë futbollisti kontigjent i përfaqësueses shqiptare rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u aktivizua në disa takime tek Anderlecht dhe në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte në huazim tek kroatët e Osijekut.

23-vjeçari shqiptar fiton 20,000 euro në muaj në Anderlecht, por Kukësi i ka ofruar 8,000 euro, që përbën një rekord për kampionatin shqiptar. Anderlecht do t’i paguaj sulmuesit pjesën e mbetur të pagës. Gjithsesi detajet e akordit ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.