Home Sport E paprecedentë/ Trajneri i kombëtares spanjolle shkarkohet një ditë para Kampionatit Botëror

E paprecedentë/ Trajneri i kombëtares spanjolle shkarkohet një ditë para Kampionatit Botëror

0

Julen Lopetegui nuk do të jetë më trajneri i Spanjës.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka shkarkuar teknikun dhe për vendimin e tij ka dhënë një arsye.

“Kemi vendosur të shkarkojmë trajnerin kombëtar. Fakti që arritëm deri këtu është edhe meritë e tij, dhe për këtë duhet ta falenderojmë dhe t’i urojmë fat.

Skuadra kombëtare e Spanjës është ekip it ë gjithë spanjollëve. Vetëm 5 minuta më parë zbuluam se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid.

Julen ka punuar në mënyrën më të mirë me skuadrën, por nuk mund ta pranojmë veprimin e tij në këtë rast” tha Presidenti.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here