Home Sport E shkarkoi Partizani, trajneri italian lëshon “bombën”: Në Shqipëri luheshin baste

E shkarkoi Partizani, trajneri italian lëshon “bombën”: Në Shqipëri luheshin baste

0

Aventura e trajnerit italian, Mark Iuliano te skuadra e Partizanit zgjati shumë pak, pasi klubi shqiptar e shkarkoi për rezultate të dobta.

Tashmë ai është në rolin e analistit sportiv në Itali së fundmi ka dhënë një prononcim për mediat italiane ku ka folur edhe për Shqipërinë.

Iuliano është pyetur edhe për qëndrimin e tij në Shqipëri dhe arsyen pse u largua.

Deklarata e tij është e fortë, pasi hedh dyshime mbi rezultatet e ndeshjeve dhe këtë e lidh me faktin që futbollistët dhe presidentë  luanin baste.

Në nisje kisha hezitimet e mia për ta pranuar këtë ofertë dhe gjatë punës e kuptova se sa të drejta ishin ndjesitë e mia. Sepse për fat të keq në Shqipëri u lejohet lojtarëve, drejtuesve dhe presidenteve që të hedhin baste për ndeshjet. Dhe e gjithë kjo shpesh herë më ka vënë në vështirësi sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punohej qetë. Shumë ndeshje, sipas meje kanë pasur rezultate të dyshimta. Në vazhdimësi kam refuzuar propozime të ndryshme nga Serie B dhe C. Tani dua që të përgatitem që të kthehem të jap maksimumin”, ka thënë Iuliano.
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.