Edi Rama, buburrecat dhe trungu që është kalbur

Kryeministri Rama, pasi ka marrë gjitha pushtetet dhe ka hypur majë pemës së gjithëpushtetëve, ka filluar të ndjejë krisjen e trungut ku rri dhe i frikësuar se mos “buburrecat” e partisë së tij, por jo vetëm, ia gërryejnë rrenjët, ai ka filluar të kërcënojë publikisht.

Këshillën e dhënë nga një qytetar në takimin e për “bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama duket se e përdori për të dhënë një mesazh që shkon përtej administratës.

“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, iu drejtua qytetari, Ramës.

Përgjigjja e kryeministrit kishte një karakter më shumë politik: “Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.”

Por kryeministri harron se kur ti shikojë buburrecat me sy, ato e kanë bërë trungun “sallatë” dhe rënia përtokë nga trungu i kalbur, mbetet një rënie si në humnerë. Sepse është ngjitur shumë lart majë gjithë pushtetëve.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.