Përmes një statusi në Twitter, faqja zyrtare e Juventus i ka bërë me dije fansave për dyqanin e tyre zyrtar në Romë:
“Jeni në Romë? Mos harroni të vizitoni dyqanin tonë të ri në rrugën Via Nazzionale 55. Juve në Romë.”
Faqja zyrtare e ekipit të Romës i ka bërë retweet statusit duke e shoqëruar me shkrimin ironizues: “Më në fund, diçka në Romë që me të vërtetë nuk keni nevojë ta shihni”.
Kujtojmë se Juventus është i pari në kategori e ndërsa Roma renditet e shtata.