Home Aktualitet Eksploziv makinës në Patos. Dëshmia e gruas në polici

Eksploziv makinës në Patos. Dëshmia e gruas në polici

0

Një makine në Fier është djegur pjesërisht, pasi i është vendosur një sasi eksplozivi në pjesën përparme.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 maj”, në Patos ku është djegur mjeti në pronësi të shtetasit E.A.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.04.2018, në lagjen “1 Maj”, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos.

Dyshohet se në pjesen e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burimet thanë se gruaja që i është vendosur eksploziv në makine është mësuese tek shkolla Zhani Ciko.

Tritoli ka shpërthyer në oren 1:30, kur shtetasja E.A dhe djali i vogel 5 vjecar kane qenë në gjume.

Mesohet se deri tani nuk ka ndonje autor apo motiv të dyshuar, pasi gjate marrjes së deklarimeve ajo është shprehur se nuk di të kete ndonjë konflikt.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.