Home Aktualitet Emrat/ Ja disa nga të shpallurit “non grata” nga Ministria e Brendshme

Emrat/ Ja disa nga të shpallurit “non grata” nga Ministria e Brendshme

0

Përveç dy ekstremistrëve grekë, Babis Karathano dhe Anestis Kacis të shpallur non grada janë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti. Prokuroria e Gjirokastrës po heton për nxitje të urrejtjes, kalim të paligjshëm të kufirit dhe bllokim të rrugëve.

Pas shpalljes nongrada të 52 shtetasve grekë, ndër më kryesorët janë Babis Karathano dhe Anestis Kacis. Agjentët e antiterrorit të ardhur nga drejtoria e Përgjithshme e policisë së Shtetit kanë ngritur disa akuza edhe pse më pas u lanë të lirë në orët e para të premtes. Prokuroria e Gjirokastrës po heton për nxitje të urrejtjes për shtetasit e shoqëruar në polici edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Të shoqëruarit janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar nëse kanë qenë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt. Rezulton se kufirin e ka kaluar në mënyrë të paligjshme ekstremisti grek Karafanos, i cili nuk është i regjistruar në asnjë nga pikat e kalimit kufitar në Shqipëri.

Nuk dihet ende se si ka hyrë në Shqipëri, por thuhet se ka hyrë përmes kufirit të gjelbër. Në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kaçifas morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare.

Nuk munguan as ofendimet në adresë të gazetarëve shqiptarë, teksa ata raportonin duke u shprehur “Gazetarë të poshtër! Ekstremistët shpalosën një flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar “Vorio Epiri është Greqi, dhe Maqedonia është Greqi!” Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grek dhe banderola me fotografinë e 35-vjeçarit Kaçifas i cili u varros me rroba ushtarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.