Home Bota Erdogan i prerë: Do t’i zhdukim të gjithë terroristët në këtë vend

Erdogan i prerë: Do t’i zhdukim të gjithë terroristët në këtë vend

0

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në takimin e 43-të të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me krerët lokalë të ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë.

“Po mbaron durimi përballë faktit se dikush me insistim përpiqet të ndërtojë një korridor terrorist pranë territorit tonë. Arsyeja që ne kemi pritur kaq shumë kohë ka qenë që ne ruanim shpresën tonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje me qetësi, diplomaci dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Por, në pikën ku kemi arritur, shohim se këto rrugë po mbyllen gjithnjë e më shumë dhe ka mbetur vetëm një zgjidhje”, tha Erdoğan.

Në lidhje me operacionet kundër terrorizmit, Erdoğan ka rikujtuar se forcat e sigurisë, ushtarët, policiët janë të pranishëm në çdo anë të rajonit.

” Ne do ta përfundojmë këtë punë dhe në këtë vend nuk do të mbetet as edhe një terrorist. Sepse askush nuk ka të drejtë të prishë qetësinë e popullit tonë”, nënvizoi presidenti Erdoğan.

Sipas tij, Turqia nuk është një shtet që mund të jetë objekt loje i një pushteti të ndonjë vendi.

“Turqia nuk është aspak një vend që mund të vendoset në gërshërën e politikave të paqëndrueshme të SHBA-ve në rajonin tonë. Ajo gjithashtu nuk është një vend që të jetë e detyruar të paguajë koston e mangësisë që BE-ja ka treguar përballë zhvillimit në rajonin tonë”, tha ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.