Home Bota Erdogan kërkon ‘themel të ri për paqen në botë’

Erdogan kërkon ‘themel të ri për paqen në botë’

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi një themel të ri për paqen në botë, ku vendet nuk do të bombardohen më me justifikime të rastësishme, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

“Le të vendosim një themel të ri për paqen në botë dhe të mos lejojmë të derdhen bomba në këto vende në mënyrë të rastësishme, të mos lejojmë bombardimin me bomba fuçi”, theksoi presidenti Erdogan në një Kongres në Stamboll.

Presidenti turk, Erdogan kritikoi fuqitë imperialiste për mospritjen e refugjatëve sirianë, ndërkohë që Turqia ka pritur rreth 3,5 milionë refugjatë sirianë.

“Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri dhe as në ndonjë vend tjetër në botë”, nënvizoi Erdogan.

“Operacionet që kemi ndërmarrë në Siri kanë dy objektiva, i pari, të heqim kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa objektivi i dytë është që ta bëjmë Sirinë një zonë të sigurt, e cila do të jetë e qetë dhe e përshtatshme për banimin e refugjatëve, të cilët aktualisht qëndrojnë në Turqi”, theksoi Erdogan.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here