Home Opinion “Eugent mbaje kokën lart! Një budalla emotivo-superhormonal nuk i kupton politikat e...

“Eugent mbaje kokën lart! Një budalla emotivo-superhormonal nuk i kupton politikat e lëpirjeve”

0

Renditja e këngëtarit tonë në Eurovizion ka demoralizuar shqiptarët pasi pritshmëritë ishin goxha të larta.

Eugent Bushpepa dha një spektakël të jashtëzakonshëm dhe një performancë perfektë në skenën e Lisbonës.

Megjithatë ai u rendit në vendin e 11 dhe për këtë ka patur disa reagime.

Elton Deda, një prej artistëve më të mirënjohur shqiptarë i ka kushtuar Bushpepës një status duke e cilësuar si një super këngëtar dhe i është drejtuar se dje ai u votua nga profesionistë.

Deda i ka shkruar:

Profesionistet te votuan dhe per pak nuk ishe ne 5-çe, por nuk mund te kesh zhgenjim pasi vetem nje budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lepirjeve dhe servilizmave te “mesazheve glorioze” te ketij aktiviteti mediokër”.

REAGIMI I PLOTË I ELTON DEDËS:

Genti, je super artist. Nderove veten dhe sakrificat e tua qe nuk ti ka falur askush por i ke fituar vete me rrylin e fytit. Nga Eurovizioni do kthehesh me nje eksperience me te madhe, dicka qe do te te sherbeje ne karriere.

Profesionistet te votuan dhe per pak nuk ishe ne 5-çe, por nuk mund te kesh zhgenjim pasi vetem nje budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lepirjeve dhe servilizmave te “mesazheve glorioze” te ketij aktiviteti medioker.

Une personalisht e kam shijuar kengen ne Festival dhe e shijova plotesisht edhe ne skenen fantastike te Lisbones. Mbaje koken lart sepse ( te pakten per mua), ishe vokalisti me i mire i Eurovizionit dhe djali modest qe kushedi se ç’heq te bashkejetoje me madheshtine e rocknrollit brenda teje. Per mua eshte mision i kryer dhe me sukses.

Dua shume ti pershendes edhe Kolin, Kleartin, Rezin dhe gjithe stafin e RTSH-se qe te ka ndenjur afer ne Lisbone dhe te kane dhene zemer. Ne veçanti, dua tu them urimet me te mira, Denisit, Gertit, Gretes, Erioles te cilet kompletonin me profesionalizem dhe qetesi, garancine absolute te performances se kenges. Vazhdo te na kenaqesh. Miku qe te do te miren ( jo si te Vani me letra poshte deres).

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.