Eva Murati thumbon koleget: Budallaçka që dalin…

0

Moderatorja sportive Eva Muratin jo rrallë herë ka qenë pjesë e lajmeve rozë si për jetën e saj sentimentale ashtu edhe profesionale.

Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, e cila me sa duket paska rezerva për vajzat të cilat punojnë në televizione.

Në ekrane dalin edhe vajza që mund t’i quash edhe budallaqe pasi s’janë të zgjuara por dalin për të bërë poza, këtë mendim Eva e shprehu pasi u pyet nëse ekziston paragjykimi që vajzat simpatike dhe bukuroshet e televizioneve nuk janë të bukura.

Moderatorja tha se ekziston për shkak të disave, që sipas saj zgjedhin të mbushin egon që s’ua mbush Instagrami dhe drejtohen në televizione të ndryshme për t’ju plotësuar kjo tekë.

“Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike, jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar.

‘Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar. Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur.”- u shpreh Eva më tej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.