Home Kryesore Falja e detit Greqisë, Bushati letër Metes për fillimin zyrtar të bisedimeve

Falja e detit Greqisë, Bushati letër Metes për fillimin zyrtar të bisedimeve

0

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kërkuar sot zyrtarisht nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për të marrë plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë.

Mësohet se kërkesa është bërë për nisjen e negociatave për kufirin detar Shqipëri-Greqi.

Në kërkesën e dorëzuar në Presidencë mungojnë emrat e anëtarëve që do jenë në grupin e negocimit me Greqinë.

Ditën e diel Presidenca u shpreh për mediat, se nuk kishte ndonjë kërkesë për plotfuqinë, për të nisur negociata me Greqinë.

Grekët flasin për një marrëveshje të “mbyllur” mes Bushatit dhe Kotzias e cila do finalizohet me takimin Rama-Tsipras në prill të 2018-ës.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here