Fatma Methasani flet për herë të parë për shtatzëninë dhe zbulon planet për martesë

Fatma Metahasani dhe Alfio Rrotani presin që brenda pak muajsh të bëhen prindër për herë të parë. Para disa ditësh çifti i njohur zbuluan se do të vijë në jetë një djalë, të cilin ata po presin me padurim ta mbajnë në krahë.

Gjatë këtyre muajve Fatma nuk ka folur thuajse fare për pritjen e ëmbël, por sot në një intervistë ekskluzive për emisionin “Lart e Poshtë” përballë gazetarit Eraldo Rexho, moderatorja ka zbuluar shumë detaje. Ajo ka treguar se fillimet e shtatzënisë nuk ishin aspak të lehta për të, pasi i duhej të ushqehej vetëm me djathë e domate, ndërsa tani shqetësimi i saj i vetëm janë kilogramët e tepërt. Ndër të tjera Fatma ka thënë se akoma nuk kanë vendosur për emrin e djalit, sepse Alfio dëshiron një me origjinë italiane, ndërsa ajo me origjinë shqiptare.

Moderatorja ka treguar se vogëlushi pritet të lindë në muajin shkurt dhe se dhomën nuk ja kanë bërë ende, pasi do të presin sa ai të rritet dhe të zgjedhë vetë ngjyrat e kukullat e preferuara. Fatma ka zbuluar se ajo dhe Alfio shumë shpejt do të bëjnë edhe një dasmë, por sigurisht pas lindjes së fëmijës. “Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak. Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallalliqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”, ka thënë Fatma.

Moderatorja e njohur dhe shefi i kuzhinës konfirmuan lajmin se do të bëheshin prindër gjatë muajit shtator, përmes një fotografie shumë të veçantë me ekon e bebit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.