Home Kryesore Fatos Lubonja: Ismail Kadare gjithmonë ka qenë me pushtetet

Fatos Lubonja: Ismail Kadare gjithmonë ka qenë me pushtetet

0

Fatos Lubonja në një emision të gazetarit Ylli Rakipi nuk ka kursyer kritikat e forta ndaj shkrimtari pretendent për çmimin ‘Nobel’, Ismail Kadare.

Lubonja: Letra që Kadareja botoi në gazetën ‘Le Monde’ në vitin 1985, ishte një shërbim që i bëri pushtetit. Ky shkrimtar duhet të thotë ‘pse e bëre, se ti nuk e doje’, por ai e di përgjigjen. Duke e dhënë ai përgjigjen ne kuptojmë kohën, si ai detyrohet edhe nëse e ka bërë pa dashuri, kjo është ajo që të kuptojmë diktaturën, këtë kërkoj unë nga ai.

Lubonja foli edhe për rolin e Ismail Kadaresë, në postkomunizëm.

Lubonja: Po të shohësh karrierën e Kadaresë pas vitit 1991 e deri më sot, Shqipëria ka pasur probleme të mëdha: 1997-ta piramidat, pastaj periudha me korrupsionin e Nanos, etj. Po ta vësh re, Kadareja ka qenë gjithmonë me pushtetin, deri në ‘97-ën ka qenë me Berishën, pastaj u bë me Nanon, me Ilir Metën, tani ndihet që është me Edi Ramën dhe nuk ka një kritikë.

Ai është gjithmonë me pushtetin, ndërkohë që mund të ngrinte zërin, për shembull edhe për shkatërrimin e bregdetit, përkundrazi, ai ka marrë privilegje. Në kohën e Berishës, mori një milion për veprën e tij, siç është shkruar edhe në shtyp. Pra, ne kemi krijuar intelektualin që i shërben pushtetit.

Lubonja: Letra që Kadareja botoi në gazetën ‘Le Monde’ në vitin 1985, ishte një shërbim që i bëri pushtetit. Ky shkrimtar duhet të thotë ‘pse e bëre, se ti nuk e doje’, por ai e di përgjigjen. Duke e dhënë ai përgjigjen ne kuptojmë kohën, si ai detyrohet edhe nëse e ka bërë pa dashuri, kjo është ajo që të kuptojmë diktaturën, këtë kërkoj unë nga ai.

Lubonja foli edhe për rolin e Ismail Kadaresë, në postkomunizëm.

Lubonja: Po të shohësh karrierën e Kadaresë pas vitit 1991 e deri më sot, Shqipëria ka pasur probleme të mëdha: 1997-ta piramidat, pastaj periudha me korrupsionin e Nanos, etj. Po ta vësh re, Kadareja ka qenë gjithmonë me pushtetin, deri në ‘97-ën ka qenë me Berishën, pastaj u bë me Nanon, me Ilir Metën, tani ndihet që është me Edi Ramën dhe nuk ka një kritikë.

Ai është gjithmonë me pushtetin, ndërkohë që mund të ngrinte zërin, për shembull edhe për shkatërrimin e bregdetit, përkundrazi, ai ka marrë privilegje. Në kohën e Berishës, mori një milion për veprën e tij, siç është shkruar edhe në shtyp. Pra, ne kemi krijuar intelektualin që i shërben pushtetit

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here