Home ShowBiz Femra më seksi në botë, “përvëlon” me fotot e fundit

Femra më seksi në botë, “përvëlon” me fotot e fundit

0

Modelja amerikane Kate Upton, e cilësuar si femra më seksi në botë nga revista “Maxim”, vjen përvëluese me fotografitë e fundit.

Bukuroshja 26-vjeçare me forma të forta, pozon pjesërisht e zhveshur në shkretëtirë.

“Punoj fort, stërvitem. Mundohem të jem gjithmonë në paqe me veten. Të qenit e para mes 100 femrave seksi, është një shpërblim për gjithë sforcot”, tha modelja, pasi mësoi vlerësimin e revistës.

Ndërkohë revista, duke shpjeguar vlerësimin tha se nuk vlerësohet vetëm bukuria fizike.

“Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për të festuar për femrat inteligjente dhe të forta, ato që janë në gjendje të kapërcejnë barrierat”, shpjegon revista.

“Maxim” shton se  nuk ka askush që mund ta bëjë më mirë se Kate Upton një përfaqësim të tillë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here