Home ShowBiz Florjan Binaj është një prej aktorëve komik më njohur e më të...

Florjan Binaj është një prej aktorëve komik më njohur e më të njohur në Shqipëri.

0

Ndonëse i rezervuar kur vjen puna te jeta e tij private, familja dhe fëmijët që mundohet t’i mbaj jashtë vëmendjes së publikut, Flori (siç e njohin të gjithë) ka vendosur të ndajë me shikuesit një prej episodeve aspak të këndshme që i ka ndodhur me një vajzë që ka pëlqyer në adoleshencën e tij.

Si pjesë e njërës prej skuadrave të programit “Shiko kush luan” në Top Channel, aktori ka marr pjesë në lojën ndaje ose haje ku duhet t’i përgjigjej një pyetjeje ose nëse refuzonte do të konsumonte njërin prej ushqimeve të pazakontë që gjendeshin në tryezë.

Në kuadër të pyetjes “emri i një vajze që të ka pëlqyer/ ke dashur shumë” aktori preferoi që të mos zbulonte emër por të rrëfente me nota humori historinë që i kishte ngjarë me vajzën në fjalë.

Ai tregoi se si dy të rinjtë kishin nisur shikimet me sy dhe pëlqimet e madje edhe ato dhurarat e vogla ndaj njëri-tjetrit por kjo histori nuk do të zgjaste shumë.

Më 14 shkurt aktori kish blerë një arush të madh për t’ja dhuruar të dashurës së tij dhe e kishin lënë të takoheshin te kodrat e Liqenit. Por me të mbërritur atje shtangu pasi pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një djalë tjetër.

Sigurisht që nga kjo ngjarje ka kaluar kohë ndërsa tashmë Flori është i martuar me bashkëshorten e tij dhe janë prindër të dy fëmijëve të vegjël.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.