Home Aktualitet FOTO/ Deputeti socialist komshi me kancelarin austriak në Vjenë: E takova pranë...

FOTO/ Deputeti socialist komshi me kancelarin austriak në Vjenë: E takova pranë shtëpisë, ja porosia që më dha për Edin

0
BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 19: Austrian Chancellor in waiting Sebastian Kurz arrives ahead of a European Council Meeting at the Council of the European Union building on October 19, 2017 in Brussels, Belgium. Britain's Prime Minister Theresa May attends along with the other 27 members Heads of State. Under discussion are the Iran Nuclear Deal, Brexit and North Korea. Mrs May has offered assurances to EU nationals that her government will make it as easy as possible to remain living in the United Kingdom after Brexit. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

I njohur për jetën e tij mes Shqipërisë dhe Austrisë, ai ka pasur një mëngjes interesant të cilin e ka rrëfyer në rrjetin social Facebook.

Velaj tregon se kancelari është treguar mjaft miqësor dhe ka ndarë një bisedë të shkurtër.

Ndër të tjera ai shkruan:

“…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë.

Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…”, nënvizon Velaj. (TemA)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.