FOTO/ Ndahet nga jeta ish-lojtari i njohur

0

Pas sëmundjes së rëndë ka ndërruar jetë sot ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku, i cili është babai i Armend dhe Ardin Dallkut.

Sabiti ka luajtur për Prishtinën në ‘70 dhe në fillim të ‘80. Ai ishte mbrojtës i njohur i skuadrës më të madhe në Kosovë, Prishtinës.

Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të “Xhuma-s” në varrezat e Vushtrrisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.