FOTO/ Urimi i Arbanës nuk qenka gjë para urimit që i bëri Eduart Grishaj për ditëlindje moderatores

0

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani feston ditën e lindjes por ajo nuk është e vetmja nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur” që feston.

Edhe Eduart Grishaj, regjisori i këtij emisioni ka lindur në 7 maj. Një koinçidencë e këndshme që duket se i ka lidhur edhe më shumë me njëri tjetrin.

Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory duke e quajtur “binjakun” e saj, ndërsa e shoqëron urimin me emoji zemrash .

Nuk ka qëndruar në heshtje as regjisori i njohur i cili prej javësh flitet si i dashuri i Arbanës. Ai ka bërë një urim më të ndjerë dhe shumë të drejtpërdrejtë për moderatoren.

“Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla”, i shkruan ai në urimin emocionues, që shoqëron foton ku ata shfaqen bashkë, të lumtur dhe të qeshur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.