FOTO/ Vrasja te Liqeni, zbulohet identiteti i viktimës, u vra në sy të djalit të mitur

0

Një vrasje ndodhi në Tiranë, një një 62-vjeçar u qëllua me armë zjarri nga një person i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Haxhi Baçinozi ishte duke shëtitur pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, së bashku me djalin e tij, kur u qëllua me armë nga një person i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.

62-vjeçari mësohet se ishte nën shoqërinë e djalit të tij. Ka mbetur i plagosur fillimisht nga plumbat e armës, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por nga bluzat e bardha u njoftua se burri ndërroi jetë në sallën e operacionit pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga 5 të shtëna me armë.

I ndjeri është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet.

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.