Home Sport Fulham në finale të Play Offit për hyrje në Premier Ligën angleze

Fulham në finale të Play Offit për hyrje në Premier Ligën angleze

0

Fulham e ka mundur Derby Countyin sonte në Londër për të kaluar në finale të playofft të championshipit që mund ta rikthej këtë skuadër në Premier Ligë
Fulham ka mundur sot me rezultat 2-0 skuadrën e Derby County për të kaluar në finale të Play Offit që do ta dërgojë një skuadër të Championshipit në Premier Ligë.

Skuadra londineze hyri në këtë ndeshje me deficit për një goli.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, por në pjesën e dytë Fulham i kreu detyrat e tyre.

Fillimisht shënoi talenti i kësaj skuadre, Ryan Sessegnon në minutën e 47, kurse rezultatin e dyfishoi Odoi në minutën e 66.

Derby County ishin të pafuqishëm për të bërë diçka në minutat në vazhdim dhe Fulham ishte afër që të shënonte edhe golin e tretë.

Fulham do të takohet me fituesin e nesërm që do të përcaktohet në mes të Aston Villa – Middlesbrought.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.