Home Politike Funerali i Kostandino Kaçifas, reagon Tsipras

Funerali i Kostandino Kaçifas, reagon Tsipras

0

Kryeministri i Greqisë Alexi Tsipras ka reaguar për herë të parë pas funeralit të Kostandino Kaçifas.

Në një intervistë televizive në Athinë, ai tha se hidhërimi i familjes është i justifikuar, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.

Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në një intervistë për një media në Athinë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.