Home Sociale Furnizimi me ujë/ Tirana gati për paketën e dytë të investimeve

Furnizimi me ujë/ Tirana gati për paketën e dytë të investimeve

0

Paketa e dytë e investimeve nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për furnizmin me ujë të Tiranës është gati. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi nga Stokholmi se fillimisht nis puna për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës.

Pas projektit për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës si dhe ndërtimin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, financim i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është gati paketa e dytë e investimeve. Ajo ka të bëjë me zgjerimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në zona, të cilat vitet e fundit kanë njohur zhvillim të madh.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri të ditur pas vizitës një ditore në Stokholm të Suedisë, ku mori pjesë në konferencën me investitorë të ndryshëm, organizuar nga BERZH.

“Kemi nisur fazën e parë të investimeve me BERZH-in, që përkthehet në dyfishim të kapacitetit të Bovillës, si edhe vendosjen e linjave të transmetimit nga Bovilla drejt Astirit, Unazës së Re, që kanë qenë zonat më problematike të Tiranës, kryesisht të furnizuara me ujë pusi, por që tani janë rritur tej mase në popullsi. Jemi gati të propozojmë një paketë të dytë për UKT-në. Ambicia jonë është që brenda 5 viteve, nga fillimi i këtyre investimeve, të kemi ujë 24 orë në Tiranë. Propozimi tjetër ka të bëjë jo vetëm me rrjetin në zonën e Yzberishtit, por edhe me burimin e ri të Gurit të Bardhë, i cili do të sjellë në Tiranë një sasi të konsiderueshme uji, sidomos për Njësitë 1 dhe 2, të cilat aktualisht furnizohen vetëm nga Selita dhe burimet e Dajtit”.

Tirana është autoriteti i parë lokal përzgjedhur nga BERZH-i me të cilën ka vendosur marrëdhënie direkte bashkëpunimi, për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here