Home ShowBiz Gangsterja që fitoi Miss-in: Jam e para në Ballkan në matematikë e...

Gangsterja që fitoi Miss-in: Jam e para në Ballkan në matematikë e fizikë

0

Trejsi Sejdini është “vajza e keqe” nga Elbasani, e cila u bë e famshme falë sherreve e dhunës së ushtruar që në moshë të vogël ndaj shoqeve të saj. Më pas u mor me modeling e u shfaq në disa videoklipe këngësh, të cilat i dhanë mjaft famë.

Por si të mos mjaftonte kjo, Trejsi është bërë e famshme edhe në rrjetet sociale, falë fotove të shumta që poston, ku tregon jetën luksoze, makinat e shtrenjta etj.

Së fundmi e reja fitoi edhe Miss Universe Albania mes shumë komentesh negative, të cilat thonin se nuk e meritonte.

Por si për habinë e fansave dhe atyre që nuk e simpatizojnë, ajo ka habitur me deklaratat e bëra gjatë një intervistë për VIP. Adoleshentja ka thënë se veçse modele, është edhe prej 8 vitesh e para në Ballkan, në matematikë e fizikë.

“Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë, kam një anglishte të përsosur, kam një gjermanishte të përsosur dhe një frëngjishte të përsosur”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.