Home Bota Gjermania dhe Kina do t’i qëndrojnë besnike marrëveshjes me Iranin

Gjermania dhe Kina do t’i qëndrojnë besnike marrëveshjes me Iranin

0

GJERMANI – Angela Merkel ka konfirmuar se Gjermania dhe Kina do të qëndrojnë besnike ndaj marrëveshjes ekzistuese bërthamore me Iranin, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga akordi më herët gjatë muajit. Konfirmimi u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes Merkel dhe kryeministrit kinez Li Keqiang, teksa kancelarja ndodhet në një vizitë dy-ditore në Pekin.

Më herët, udhëheqësi i Iranit Ayatollah Khamenei paraqiti një sërë kërkesash përmes të cilave shprehu skepticizmin nëse fuqitë europiane do të vijojnë të jenë të angazhuara në marrëveshjen e arritur në vitin 2015. Khamenei gjithashtu paralajmëroi se Irani do të rifillonte aktivitetin bërthamor nëse udhëheqësit europianë nuk do të vepronin me shpejtësi.

Përtej konfirmimit të angazhimit në marrëveshjen me Iranin, Gjermania po vijon edhe me përpjekjet diplomatike për të gjetur gjuhën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas është takuar me sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton në Uashington, takime në të cilat ai ka konfirmuar se Europa dhe Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të ndara për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.