Home ShowBiz Gjiko ka kopjuar vallëzimin e ‘GjikoChallenge’ nga ky artist

Gjiko ka kopjuar vallëzimin e ‘GjikoChallenge’ nga ky artist

0

Del se vallëzimi për sfidën e filluar nga Gjiko për këngën ‘Si Bugatti’, nuk është origjinale.
Tashmë në rrjetet sociale jemi njohur më sfida nga më të ndryshmet, të krijuara nga personazhet apo dhe njerëz të zakonshëm.

Pas bumit që krijoi “Kikichallange”, e u njohëm edhe me “Gjiko Challenge”, kërcimi i reperit në këngën “Si Bugatti”, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ky kërcim u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shumë njerëz filluan të shpërndanin video duke imituar Gjikon, me në sfond këngën e tij. Por në fakt nuk duhet të quhej “Gjiko Challenge”, por “Piles Challenge” dhe e dini pse? Sepse ky kërcim është thjesht “i huazuar”.

Mbrëmjen e djeshme, blogeri i njohur Olti Curri ka postuar në Instastory disa video të kërcimit të Gjikos, ku tregonte se ai ishte frymëzuar nga reperi i huaj Piles, i cili bënte të njëjtin kërcim në këngën e tij “Rock”, të publikuar rreth një vit më parë./blitz

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.