Home Aktualitet Goditet me thikë pas sherrit, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë (Emri)

Goditet me thikë pas sherrit, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë (Emri)

0

TIRANE– Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat (në foto), ndërsa viktima është identifikuar si Holti Hajdari, 30 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pas një konflikti me një person, 30-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë, pranë banesës së tij.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia bën me dije se autori i dyshuar është M. S., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në kryeqytet brenda pak orëve, pasi mbrëmjen e djeshme një 13-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Babrru. Në trupin e vajzës u gjetën mbetje saçme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.