Home Aktualitet Grabiten zyrat postare Rrëshen, vidhen 2 kasaforta brenda 4 minutash

Grabiten zyrat postare Rrëshen, vidhen 2 kasaforta brenda 4 minutash

0

Në katër minuta grabiten dy kasaforta, të cilat në orët e para të mëngjesit janë gjetur në afërsi të Milotit.

Zyrat postare në qytetin e Rrëshenit janë grabitur në orët e para të ditës së sotme rreth orës 04:00. Pavarësisht se rojet e sigurisë kanë mbërritur shumë shpejt, nga zyrat janë marrë dy kasaforta që janë ngarkuar në një automjet nga katër grabitës.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4-5 minuta. Grabitësit kanë shtrembëruar kamerën e jashtme të sigurisë, ndërsa kanë përdorur mjete të forta për të hyrë në ambientet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme.

Kanë qenë kamerat e brendshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza. Nga burime pranë policisë është bërë e ditur se në kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kuponë pasaportash.

Brenda tyre nuk ka pasur vlera parash. Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin.

Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndërsa ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.