Grabitja në Rinas/ Shkarkohet nga detyra Drejtori i Aviacionit Civil

0

Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri. Shkarkimi i tij vjen disa ditë pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, direkt nga barku i avionit.

Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht.

Nuk dihet nëse me këtë shkarkim, do mbyllet përfundimisht karriera profesionale e Kerit apo mos ndoshta do e sistemojnë diku tjetër,shkruan, newsbomb.al

Kujtojmë se për grabitjen e Rinasit, nuk është hetuar ende asnjë zyrtar dhe e gjitha ka përfunduar me vrasjen e një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim, bashkë me milionat e eurove.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.