Gruaja i helmoi të ëmën, djali i viktimës dëshmon në gjykatë

0

Oltion Lami ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta.

Çmeta dyshohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami, duke e helmuar me fotoksinë. Gjatë seancës së sotme, Oltioni ka dëshmuar mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vrasjen e nënës, të cilën e mësoi nga videoja e një hoxhe.

“Ditën e ngjarjes, nëna kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin”- tha djali, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë.

Në gjykatë dëshmuan edhe 6 persona të tjerë, të afërm të familjes Lami dhe deshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.

Sipas Oltionit, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.