Home Sport Guardiola: Që në shtator e kemi ditur se do ta fitojmë titullin

Guardiola: Që në shtator e kemi ditur se do ta fitojmë titullin

0

Manchester City është kampion i Premierligës për sezonin 2017/18 dhe ish trajneri i Barcelonës e Bayern Munich ka ironizuar me skuadrat tjera rivale, duke thënë se e dinte që në fillim të sezonit se titulli është i tyre.

Pep Guardiola ka thënë se e ka ditur se Manchester City do të shpallet kampion në Premierligë që kur e mposhtën ish kampionin, Chelsean në shtator.

“Mendoj se fitorja në Stamford Bridge na dha besim se mund t’ia arrijmë qëllimit (ta fitojmë titullin). Sepse sezonin e kaluar kundër rivalëve tjerë nuk ishim shumë të mirë. Kemi fituar pesë ndeshje”, u shpreh Guardiola.

“Fitorja në Stamford Bridge na dha atë ndjenjën, ‘OK, kundër kampionit të fundit, ishim në gjendje të vinim dhe të luanim futboll’. Por, në përgjithësi, gjatë sezonit – ishim shumë stabil. Fituam falë Agueros, fituam fal lojtarëve 20, 21 vjeçar – ishim grup fantastik gjatë gjithë sezonit”.

“Tani do të tentojmë që të përmirësohemi edhe më shumë për sezonin e ardhshëm, por nuk mund ta mohoni se ishim të fortë edhe këtë sezon. Çdo ditë”.

“Të arrish 18 fitore me radhë duhet të keni mentalitet shumë të fortë”, shtoi mes tjerash Guardiola.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here