Home Sport Guardiola: Real Madrid pa Ronaldon ka humbur 60 gola

Guardiola: Real Madrid pa Ronaldon ka humbur 60 gola

0

Pep Guardiola nuk ka drejtuar asnjëherë Real Madridin, por ai e njeh shumë mirë skuadrën merengues, teksa në të kaluarën është përballur shpesh herë me ta. Së fundmi strategu spanjoll ka komentuar largimin e Ronaldon, teksa sipas tij kjo ka krijuar një boshllëk të madh.

“Reali me ose pa Cristiano Ronaldon mbetet një ekip i nivelit të lartë në botë, por me largimin e portugezit ka humbur jo pak, por 50, ose 60 gola në sezon.

Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, jo ​​vetëm për golat, por sepse e ka ndihmuar ish-ekipin e tij në momentet e rëndësishme. Kjo gjë është absolutisht e pazëvendësueshme te Real Madridi”, deklaroi strategu spanjoll.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.