Home Sport Hapet zyrtarisht merkato, ja çfarë ndodh me klubet e Kategorisë Superiore

Hapet zyrtarisht merkato, ja çfarë ndodh me klubet e Kategorisë Superiore

0

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga hapja zyrtarisht e merkatos së dimrit në kampionatin shqiptar. Klubet e Kategorisë Superiore kanë si afat të fundit datën 31 janar për të federuar lojtarë të rinj.

Që në fund të dhjetorit pati lëvizje nga skuadrat, ku transferimi më i bujshëm ishte padyshim ai i Eduard Rrocës nga Luftëtari te Kukësi, me klubin verilindor që i bleu kartonin fantazistit.

Nënkampionët në fuqi pritet të zyrtarizojnë këto ditë edhe sulmuesin Vasil Shkurtaj, me të cilin po diskutojnë vetëm detajet e fundit të kontratës, në një kohë që dy klubet (Kukësi dhe Luftëtari) kanë arritur me kohë marrëveshjen. Kukësi ka shpenzuar deri më tani një shifër prej 120 mijë eurosh për blerjen e dy lojtarëve nga Luftëtari, duke qenë klubi më aktiv.

‘Panorama Sport’ raporton situatën e fundit në merkato pë klubet e Superligës Shqiptare:

PARTIZANI

Afrime: Fatjon Jusufi;

Largime: Alma Abo Uakili, Renato Gojkoviç, Rron Statovci;

KUKËSI

Afrime: Eduard Rroca, Vasil Shkurtaj?;

Largime: Haris Harba, Dino Spehar, Vangjel Zguro, Omar Ture;

TEUTA

Afrime: Erlis Frashëri, Renato Arapi?;

Largime: Bojan Gjeorgjevski, Arsid Kruja;

LAÇI

Afrime: Irlian Ceka;

Largime: Xhevahir Sukaj, Andi Hadroj, Marijan Altiparmakovski;

SKËNDERBEU

Afrime: (asnjë);

Largime: (asnjë);

FLAMURTARI

Afrime: (asnjë);

Largime: Kristian Sirghi;

TIRANA

Afrime: (asnjë);

Largime: Shpëtim Moçka, Sedat Berisha?;

LUFTËTARI

Afrime: (asnjë);

Largime: Eduard Rroca, Lejdi Liçaj, Vasil Shkurtaj?;

KAMZA

Afrime: David Izazola (në huazim);

Largime: Erlis Frashëri;

KASTRIOTI

Afrime: (asnjë);

Largime: Aleksandros Rrahim, Pablo Galego, Tabort Preston, Mba Duval, Adolf Nkembe, Klajdi Kuka, Sokol Mziu, Vilson Lila, Xhynejt Çutra, David Domgjoni, Çarls Atsina;

© SYRI.net

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.