Home Kryesore Historike, dy presidentë së bashku tek arbëreshët

Historike, dy presidentë së bashku tek arbëreshët

0

Presidenti Ilir Meta, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Itali, është gjendur pranë komunitetit arbëresh.
I shoqëruar këtë radhë, siç ndodhi për herë të parë, Meta ishte me një mik të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella. Një vizitë historike, e para e dy presidentëve së bashku tek arbëreshët.

Ky episod pati vëmendje të madhe të mediave italiane. Arbëreshë nga e gjithë Italia janë mbledhur në Kalabri ku i kanë dhënë një atmosferë mjaft të ngrohtë pritjes së dy presidentëve.

“Shumë i lumtur të jem sot mes komunitetit arbëresh së bashku me mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe”, shkruan kreu i shtetit, Ilir Meta, në rrjetin social Facebook.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.