Home Te ndryshme Horoskopi javor/ Kujt do t’i ngrohet zemra dhe kush do detyrohet t’i...

Horoskopi javor/ Kujt do t’i ngrohet zemra dhe kush do detyrohet t’i thotë lamtumirë dashurisë?

0

Mes muaji i janarit do të sjellë gjëra emocionuese për të gjithë në të gjitha aspektet dhe fushat.

Dashuria, karriera dhe shëndeti do të ndryshojnë në varësi të çdo shenjë sipas parashikimit yjor.

Të gjitha shenjat më poshtë, shfletoni galerinë për të mësuar parashikimin e shenjës që ju përket.

Puna Ka gjasa që një udhëtim që do ta bëni gjatë kësaj periudhe tju ofrohen bisedime me të cilat do të do të rezultojë një marrëveshje që do tju sjellë suksese të mëdha financiare. Jeni në një fazë krijuese, andaj vazhdimisht mendoni të filloni me idetë e reja dhe të nxisni edhe bashkëpunëtorët për aktivitete shtese. Do të filloni me zgjidhjen e një sërë çështjesh, gjë që do tju sigurojë një bashkëpunim afatgjatë apo ndonjë fitim material. Shëndeti: Do tju kaplojë një nervozizëm i lehtë, mirëpo kur do ta kuptoni që ndaj disa rrethanave nuk mund të ndikoni, do të qetësoheni. Dashuria: Do të jeni të gatshëm që personit të dashur ti jepni përkrahje më të madhe, si edhe do ta mbështesni dhe përkrahni në realizimin e dëshirave të tij. Nëse lidhja juaj ka filluar para pak kohësh, do të mundeni që përnjëherë të vendosni të ndërprisni këtë lidhje dhe të kërkoni ndonjë person i cili më shumë do tu përshtatet kërkesave tuaja, transmeton Telegrafi.

Puna: Duke i shfrytëzuar të gjitha përparësitë, të cilat i keni në dispozicion do të përpiqeni që të realizoni kushte më të mira në vendin e punës dhe që ti arrini interesat tuaja afariste. Mirëpo, pa marrë parasysh aftësitë tuaja praktike, nuk mundeni gjithmonë ti harmonizoni interesat e ndryshme dhe t’i plotësoni të gjitha ato gjëra që i dëshironi. Bashkëpunëtorët nganjëherë kanë rol të madh në zgjidhjen e dilemave afariste, ndërkaq një njeri nga rrethi juaj i punës do tju jetë një shembull i mirë për këtë. Shëndeti Vitaliteti dhe aftësia e regjenerimit janë në ngritje, andaj do të keni shëndet të mirë. Dashuria Më në fund do të gjeni kohë dhe vullnet të mjaftueshëm për ti realizuar planet në lidhjen tuaj dashurore. Me atë rast do të jeni shumë energjik, për çarsye personi juaj i dashur do të krijojë përshtypjen që jeni duke i bërë presion, andaj edhe duhet të prisni kundërshtime impulsive. Kini kujdes që të mos shkaktoni grindje!

Puna: Kini kujdes që të mos përfshiheni në konflikt me bashkëpunëtorët rreth ideve të ndryshme, sepse nuk është e lehtë të gjendet interesi i përbashkët, andaj është mirë që me kohë të merrni njëfarë rreziku dhe përgjegjësie para tyre. Do të jeni të detyruar të caktoni kufijtë dhe të vendosni për një model të ri të bashkëpunimit të suksesshëm. Nuk është e mundshme ti mbani të tjerët nën kontroll dhe nuk duhet të ballafaqoheni me persona të gabuar. Shëndeti Keni nevojë të qëndroni vetëm, pra përpiquni të flini më shumë dhe të pushoni. Dashuria Në marrëdhënien tuaj dashurore do të vëreni detaje të ndryshme dhe me paramendim do ti mbyllni sytë pra atyre gjërave të cilat nuk ju pëlqejnë, mirëpo kjo do tju jetë vetëm si një zgjidhje e përkohshme. Me personin e dashur nuk do të mund të pajtoheni për shkak të disa prioriteteve të tij, por edhe për shkak se nuk po u kushton kujdes kërkesave tuaja.

Puna Do të jeni tepër të brengosur me disa informacione rreth punës dhe nuk do të mund të pajtoheni assesi me rezultate mesatare. Do të përpiqeni të shfrytëzoni plane dhe strategji të ndryshme, mirëpo komplikimet e papritura do tju pengojnë në arritjen e qëllimeve tuaja të punës. Dikush nga bashkëpunëtorët nuk do ta kryejë pjesën e tij të obligimit, gjë që do tju shkaktojë edhe më tepër probleme. Shëndeti Do të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj dhe do të jeni të matur në çdo gjë që ka të bëjë me shëndetin. Dashuria Kjo javë do tju kalojë me ndryshime të shpeshta të gjendjes suaj shpirtërore dhe do të krijoni bindjen që personi i dashur po ju lodh me kërkesat që po jua bën. Bëhuni më vetëkritikë, sepse shkaku qëndron te mosmarrëveshjet e dyanshme emocionale në marrëdhëniet me personin e dashur.

Puna Një ndryshim i papritur i situatës në planin afarist do tju shkaktojë brenga dhe nervozizëm. Duhet ta kuptoni patjetër se këto gjëra janë të mundshme të ndodhin në kohën në të cilën po jetojmë. Duhet ta kuptoni edhe një gjë: ju jeni vetëm një hallkë në këtë zinxhir, ndërkaq vështirësitë do të bien mbi kurrizin tuaj, të cilat të tjerët i shkaktojnë. Nëse do të bëni përpjekje më të mëdha, situatën do ta përmirësoni dhe sërish do të ndiheni mirë. Shëndeti Keni prirje të bëheni vesveseli, ndërkaq ilaçi më i mirë për këtë është aktiviteti fizik, mbase edhe ndonjë shëtitje e lehtë apo një shoqëri që ju pëlqen. Dashuria Gjatë kësaj periudhe do të jeni në situatë të ndryshoni jetën tuaj dashurore dhe të përjetoni disa momente të paharrueshme me një person të afërt. Përdorni kualitetet tuaja, duke i shfaqur cilësitë tuaja joshëse dhe kujdesuni ti përdorni sa më shumë fantazinë, romantikën dhe butësinë kur jeni bashkë me personin e dashur.

Puna Keni filluar të humbni durimin. Jeni duke pritur rezultatin përfundimtar të një situate, e cila për ju është tepër e rëndësishme. Po ju mundojnë disa dyshime, mirëpo, megjithatë, do të gëzoheni, sepse do merrni lajme të mira. Do të ketë edhe komente të ndryshme, të cilat nuk do të ju kënaqin, mirëpo ju do të shkëlqeni, sepse për të satën herë po e gjeni rrugën dhe po e dëshmoni aftësinë tuaj e cila do tju shpaguhet. Shëndeti Mos konsumoni ushqim të rëndë dhe hiqni dorë nga dietat rigoroze. Dashuria Këtë javë do të jeni shumë entuziast dhe do të jetë koha më e përshtatshme që ti përmirësoni marrëdhëniet dashurore me personin e dashur. Mirëpo, nëse kjo lidhje juaj nuk do të mund të funksionojë sipas pritjeve tuaja, ekziston mundësia që të filloni një lidhje sekrete dashurore.

Puna Me përgjegjësi të lartë do tu qaseni marrëveshjeve afariste, si edhe planifikimeve dhe organizimit të obligimeve tuaja të punës. Afarizëm stabil dhe produktivitet më të mirë do të realizoni nëse do të merreni me tregti, komunikacion dhe me punë që kanë të bëjnë me turizmin. Shëndeti Keni nevojë për më shumë ajër të pastër, andaj bëni shëtitje jashtë qytetit ku ajri është më i pastër. Dashuria Këtë javë do të ndieni nevojë më të madhe për tu shoqëruar dhe për tu argëtuar, mirëpo kujdes që të mos e harroni personin e dashur. Ka mundësi që të krijoni njohje të reja, mirëpo gjithashtu ka mundësi edhe që papritur të prishni marrëdhëniet me miqtë.

Puna Në planin afarist dhe financiar do të silleni me përgjegjësi. Fitimet tuaja me mençuri do ti investoni dhe do të bëheni kursimtar. Këto veprime që do ti bëni do tju mundësojnë një situatë stabile financiare dhe do tju sjellin fitime të konsiderueshme materiale. Një person i gjinisë femërore do të përpiqet tju krijojë pengesa. Do të arrijë tju krijojë telashe dhe pakënaqësi të vogla. Shëndeti Gjendja juaj shëndetësore është e mirë, të vetmen gjë që duhet ta bëni – është të zvogëloni pirjen e duhanit dhe të kafesë. Dashuria Në lidhjen tuaj dashurore çdo gjë do të bëhet gjithnjë e më “e zbehtë”, nëse nuk do të arrini të krijoni raporte të sinqerta reciproke. Keni nevojë të ndieni stimulim të përbashkët i cili do tju ofrojë emocionalisht dhe do tju plotësojë në mënyra të ndryshme.

Puna Një valë ndryshimesh në punë, e cila ka filluar ditëve të kaluara, po fillon tju godasë. Ndoshta në ato “ujëra të trazuara” në fillim nuk do të gjendeni mirë, mirëpo pesë minutat tuaj së shpejti do tju vijnë dhe do të keni rastin të bëni “sulmin vendimtar”. Suksese më të mira do të realizoni nëse do të merreni me menaxhment dhe me veprimtari juridike. Shëndeti Ka mundësi tju përfshijë dhembja e kokës, nga shkaku i telasheve me boshtin kurrizor dhe me stresin. Dashuria Do të mendoni dhe do të veproni krejtësisht ndryshe nga personi juaj i dashur, mirëpo nuk do tju pengojë të përjetoni kënaqësinë e përbashkët. Derisa të ketë dashuri, ka edhe momente magjepsëse. Marrëdhëniet tuaja me personin e dashur duken si një lojë dashurie e cila ndikon në mënyrë inspiruese dhe argëtuese.

Puna Ngjarjet e reja në skenën afariste do ti komplikojnë edhe më shumë statusin tuaj para bashkëpunëtorëve apo pozitën tuaj statusore. Dikush nga bashkëpunëtorët do të përpiqet tju pengojë në realizimin e qëllimeve tuaja, gjë që do tju sjellë në një situatë të pakëndshme. Mos lejoni tju provokojë dhe tju detyrojë të hyni në ndonjë rrezik afarist-financiar. Shëndeti Lëkura do tju jetë e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, andaj duhet ta mbroni më shumë me marrje të vitaminave. Dashuria Jeni përplot elan dhe në humor të shkëlqyeshëm. Do të dëshironi të dilni sa më shpesh për tu argëtuar dhe për të krijuar njohje të reja. Ngado që të silleni, do të keni mundësi të gjeni dikë që do tju pëlqejë. Energjia juaj e madhe do të shihet qartë edhe në fytyrën tuaj, në veprimet tuaja, në mënyrën e komunikimit dhe në lëvizjet tuaja.

Puna Po tregoni shumë kujdes dhe dëshironi që të përfitoni besimin e dikujt në kontakte të ndryshme afariste. Informatat të cilat i keni në dispozicion nuk janë garanci e fortë për sukses në planin afarist, mirëpo nuk ju pengon të ndërmerrni një veprim që do të mundë tju zhgënjejë. Shumë herë duhet pasur vizion të qartë dhe ndjenjë të përpiktë për veprime të reja, sepse rregullat dhe rrethanat afariste ndryshojnë shpesh. Shëndeti do tju jetë i luhatshëm, do të jeni i ftohur me virozë. Nëse ju ngrihet temperatura, shkoni menjëherë te mjeku. Dashuria Në jetën dashurore keni bindjen që dikush po ju përcjell dhe po i kontrollon në mënyrë të rreptë sjelljet tuaja. Po e dëshironi një liri më të madhe emocionale dhe rastin që të realizoni qëllimet tuaja, mirëpo akoma nuk ka paralajmërime të mira. Është mirë që të liroheni nga disa paragjykime emocionale në mendimet dhe sjelljet tuaja.

Puna Nëse dëshironi të realizoni planet tuaja afariste, mos humbni kohë dhe veproni sa në mënyrë energjike në takimet me bashkëpunëtorët. Fryma praktike dhe veprimet aktive ju garantojnë rezultate të mëdha në drejtime të ndryshme. Dini ti impononi qëndrimet tuaja madje edhe në situatat kur të tjerët nuk tregojnë interesim të veçantë për ide të reja. Shëndeti Do të keni probleme me pagjumësinë. Shkoni më herët në shtrat, në mënyrë që ditën në vijim të funksioni mu ashtu siç presin të tjerët nga ju. Dashuria Në mënyrë mjaft të qartë po i shfaqni emocionet tuaja dhe kënaqësinë kur gjendeni në shoqëri të personit që e dashuroni. Partneri me ngulm po përpiqet tju bindë që tu përmbaheni planeve të tij, mirëpo ju gjendeni në një pozicion të tillë që të vini kushte të reja apo “rregulla të reja dashurie”. Në mënyrën më të mirë po shfrytëzoni sharmin tuaj dhe shkathtësitë dashurore në situata të ndryshme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.