I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Durrës 49-vjeçari. Emri

0

Arrestohet në Durrës 49 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje.

Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

Policia beri te ditur se Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.