I fejuari i Jennifer Lopez flet për bashkë-prindërimin me këngëtaren

Ish-lojtari i bejsbollit Alex Rodriguez dhe këngëtarja Jennifer Lopez janë në prag të martesës, ndërkohë që janë lidhur në fejesë në mars të këtij viti.

Gjatë një interviste për programin “Hoda & Jenna” Rodriguez u shpreh lidhur me prindërimit e tij dhe të Lopez, duke theksuar se pa ndihmën e saj ai nuk do t’ia dilte dot.

“Ne kemi katër fëmijë dhe askush nuk e dëgjon babin. Para se të kthehet ajo në shtëpi, unë jam shefi. Por në minutin që ajo hyn në derë, unë e humbas statusin tim”,-tha ai duke qeshur.

Alex ka dy vajza Ella Alexander dhe Natasha Alexander me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis, ndërsa Lopez ka  binjakët Emme Maribel dhe Maximilian “Max” David, nga martesa me këngëtarin Marc Anthony.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.