Home Aktualitet Ia refuzuan vizën për të dashurin shqiptar, britanikja tenton vetëvrasjen

Ia refuzuan vizën për të dashurin shqiptar, britanikja tenton vetëvrasjen

0

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Paige Smith hipi mbi një urë në një rrugë në veri të Londrës me qëllim vetëvrasjen.

Ajo kujton: Nuk mbaj mend shumë, vetëm se po rrija atje duke parë poshtë, duke menduar do të hidhe’, por pastaj dy oficerë policie, që nuk e di nga erdhën, arritën të më bindnin të zbrisja”.
Smith, 24 vjeçe, ishte duke përjetuar makthin më të keq pasi ajo dhe i dashuri i saj, Fatjon Ballmi, 23 vjeç nga Shqipëria, ishin në telashe për herë të pare që kur u lidhën bashkë.

Shtatorin e kaluar, pasi kishin bërë bashkë gati tre vjet te lidhur, ata kërkuan vizë për Ballmin, por, dy muaj më vonë, autoritetet e refuzuan dhënien e saj duke deklaruar gabimisht se Smith nuk e plotësonte pragun e të ardhurave prej 18,600 £ të nevojshme për ta sjellë partnerin e saj në Britani.

Paige Smith tha:

Nuk prisnim një refuzim dhe unë e përjetova shumë keq këtë. Unë po vuaja nga depresioni, nuk e pranoja dot të isha larg te dashurit tim për 11 javë gjithsej dhe tentova të bëj vetëvrasje. U dërgova në spital dhe qëndrova atje për më shumë se 24 orë”.
Autoritetet nuk e kishin kontrolluar mire faktin se paga bazë e vajzës provonte se Smith i plotësonte kriteret.

Një gjykatësi në Apel iu deshën më pak se 10 minuta në muajin qershor për të vendosur që viza për shqiptarin të lëshohet.

Ajo tha:

Gjithkush thotë këtu “ju jeni një qytetar britanik kështu që nuk do të keni probleme” kur në të vërtetë ne kemi shumë. Por unë ende nuk kam takuar një shtetas britanik që ka një bashkëshort shqiptar, i cili nuk ka pasur ndonjë problem. Unë mendoj se kombësitë e caktuara janë jashtëzakonisht të diskriminuara kur bëhet fjalë për marrjen e vizës. Mendoj se është pjesë e mjedisit armiqësor. Unë e di se gabimet ndodhin dhe është një departament i madh qeveritar, por duket se po ndodh shumë shpesh”.

Smith është një nga rreth 1,000 anëtarët në faqen e ‘Facebook Reuniting Families’ që mund të dëshmojë për problemet me të cilat dhjetëra mijëra shtetas britanikë po përjetojnë kur përpiqen të sjellin bashkëshortët dhe te dashurit e tyre në Britani të Madhe.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.