Home Politike Inspektim në rrugën e Arbrit/ Rama batuta me pronarin e ‘Gjoka Konstruksion’

Inspektim në rrugën e Arbrit/ Rama batuta me pronarin e ‘Gjoka Konstruksion’

0

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kreu i ARRSH Afrim Qendro, si edhe pronari i kompanisë Gjoka Konstruksion, inspektuan sot ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit.

“Janë 35 kilometra dhe punohet aktualisht në 29. Në këtë 14 kilometërshin që jemi aktualisht, kanë mbaruar dy ura, nga ura e Çerenecit e deri në Bllatë dhe është duke u punuar në dy ura të tjera. Nga 4 tunele, një tunel 500 metra ka mbaruar së hapuri si galeri dhe në të gjithë tunelet e tjera është duke u punuar”. – sqaroi kreu i ARRSH.

Ministri Gjiknuri nga ana e tij vlerësoi ritmet e shpejta të realizimit te rruges. “Me këtë ritëm që kanë këta do bëhet për aq kohë sa e kemi parashikuar” – tha Gjiknuri.

ERTV Live😊: Në shtratin e RRUGËS SË ARBRIT, që tanimë është hapur në të gjithë gjatësinë e saj👍

Posted by Edi Rama on Thursday, October 11, 2018

Gjatë inspektimit kryeministri Rama nuk kurseu batutat me pronarin e kompanisë Gjoka Konstruksion, në lidhje me bindjet e tij politike, si edhe me afatet e perfundimit te rruges.

Rama: Kur e kemi lënë bashkë?

Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.

Rama: Në prill të 2021 kështu e kemi lënë? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD në 22 mars. Po ç’të bënë mo? Po të sakatuan mo.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.